Të udhëtosh jashtë vendit për herë të parë është një emocion më vete , përzierje mes gëzimit, kureshtjes dhe pak ankthit. Nëse je në fazën kur sapo ke marrë biletën e parë ose po mendon ta bësh, ja disa gjëra që duhet patjetër të dish përpara nisjes, që udhëtimi të të shkojë pa stres dhe pa surpriza.
🧳 1. Kontrollo dokumentet e udhëtimit
- Sigurohu që pasaporta të jetë e vlefshme të paktën 6 muaj pas datës së kthimit.
- Kontrollo nëse viza është e nevojshme për vendin ku po shkon. Për shembull, vendet e zonës Shengen kërkojnë vizë për shqiptarët pa leje qëndrimi.
- Mos harro kartën e identitetit – shpesh nevojitet për hotel, aeroport apo situata të tjera.
💡 Këshillë: bëj një kopje digjitale të pasaportës në telefon ose e-mail, në rast se humbet dokumenti.
💰 2. Përgatitu për çështjet financiare
- Kontrollo nëse monedha është ndryshe dhe ndrysho para në lekë të reja ose euro që në Shqipëri.
- Njofto bankën për udhëtimin nëse planifikon të përdorësh kartën jashtë vendit.
- Merr pak cash për transport, ujë, kafe, sidomos ditën e parë.
💡 Mos e harro taksën e bagazhit nëse ke valixhe të madhe shumë linja nuk e përfshijnë në biletë.
🛫 3. Mëso rregullat e linjës ajrore
- Lexo sa bagazh përfshihet në biletë shpesh përfshihet vetëm një çantë shpine 10 kg.
- Mos merr lëngje, kremra apo sprej më shumë se 100ml në çantën e dorës.
- Bëj check-in online sapo të hapet (zakonisht 48 orë para fluturimit), për të shmangur pagesa shtesë në aeroport.
💡 Në 10 Euro Travel, ne ta bëjmë check-in-in falas dhe të dërgojmë boarding pass-in gati në telefon.
🏨 4. Rezervimi i hotelit
Nëse ke marrë paketë nga agjencia, nuk ke pse të shqetësohesh gjithçka është përfshirë.
Por nëse ke prenotuar vetë, shkruaj emrin e saktë të hotelit dhe adresën. Shumë njerëz ngatërrojnë “emra të ngjashëm” dhe humbasin kohë.
💡 Kontrollo në Google Maps se ku ndodhet hoteli krahasuar me qendrën e qytetit.
🌍 5. Interneti dhe komunikimi
- Aktivizo roaming në telefon përpara nisjes ose bli një eSIM lokale në aeroport.
- Shkarko Google Maps offline dhe Google Translate për raste kur nuk ke internet.
- Mos harro të marrësh karikues universal nëse vendi ka prizë ndryshe nga Shqipëria.
🚌 6. Si do lëvizësh atje
- Informohu për transportin publik; metro, autobusë apo kartat ditore.
- Në qytete si Roma, Parisi apo Viena, më e leverdishme është bileta ditore që lejon udhëtime të pafundme për 24 orë.
- Shkarko aplikacione si Citymapper ose Moovit për orientim të lehtë.
❤️ 7. Mos harro siguracionin e udhëtimit
Edhe pse nuk është gjithmonë i detyrueshëm, siguracioni të kursen shumë stres në rast vonesash, humbje bagazhi apo probleme shëndetësore.
Agjencia mund ta ofrojë me kosto minimale por është mirë të dihet.
📸 8. Dhe mbi të gjitha… shijo çdo moment!
Mos e harro pse po udhëton: për të parë diçka të re, për të dalë nga rutina dhe për të krijuar kujtime.
Udhëtimi i parë jashtë është gjithmonë i veçantë dhe pas tij, të pret një botë plot eksperienca të reja.
📲 Për më shumë këshilla & udhëtime të organizuara:
📸 Instagram: @10euro.travel
📞 Whatsapp & Viber: +355 69 270 7747
📧 E-mail: teneurotravel@gmail.com



Leave a Reply