Ka vende që të lënë pa fjalë për bukurinë e tyre, por ka edhe qytete që të bëjnë të ndihesh sikur je në një film dashurie.
Qoftë për një fundjavë me partnerin, një përvjetor apo një arratisje romantike në dimër, këto janë disa nga qytetet më romantike në Europë që ja vlejnë çdo minutë të udhëtimit.


🇼đŸ‡č 1. Venecia, Itali

Asnjë listë romantike nuk mund të nisë pa Venecian.
Një udhëtim me gondolë, perëndimi i diellit në Grand Canal dhe rrugicat që të humbasin si në ëndërr, Venecia është një kartolinë e gjallë dashurie.
💡 Koha mĂ« e bukur pĂ«r ta vizituar: pranvera ose vjeshta, kur Ă«shtĂ« mĂ« pak turistike.


đŸ‡«đŸ‡· 2. Parisi, FrancĂ«

Qyteti i dritave, i muzikës dhe i dashurisë.
Nga një kafe pranë Kullës Eiffel, tek një shëtitje përgjatë Senës, Parisi të kujton pse është destinacioni më romantik në botë.
💡 Mos harro: njĂ« foto nĂ« Montmartre gjatĂ« perĂ«ndimit Ă«shtĂ« kujtim pĂ«r gjithĂ« jetĂ«n.


🇹🇿 3. Praga, Çeki

E qetë, elegante dhe me atmosferë përrallore, Praga është perfekte për çiftet që duan diçka ndryshe nga klishetë.
Shëtit mbi urën Charles, shijo një darkë me pamje nga lumi Vltava dhe mos harro të humbasësh në rrugicat me kalldrëm.
💡 MĂ« romantike: gjatĂ« dimrit, kur qyteti vishet me drita dhe dĂ«borĂ«.


🇩đŸ‡č 4. Vjena, Austri

Në Vjenë ndihesh sikur çdo ndërtesë është shkruar për dashurinë: pallatet perandorake, muzika e Mozart-it dhe shëtitjet me karrocë.
💡 Ide: darkĂ« klasike me qirinj dhe vals nĂ« njĂ« nga sallat historike tĂ« qytetit – pĂ«r njĂ« natĂ« qĂ« s’harrohet.


🇭đŸ‡ș 5. Budapesti, Hungari

Romantik dhe me çmime të përballueshme, Budapesti është zgjedhja perfekte për çiftet e reja.
Shëtit në urën e famshme Chain Bridge, bëj banjë në termalet e famshme Széchenyi dhe shijo një gotë verë në kodrën e Buda-s me pamje mbi lumin Danub.


đŸ‡Ș🇾 6. Sevilla, SpanjĂ«

Nëse do pasion, ngjyra dhe jetë Sevilla është përgjigjja.
Flamenco, rrugicat me aromë portokalli dhe sheshet që mbushen me muzikë i japin një romantikë ndryshe këtij qyteti andaluzian.
💡 Koha mĂ« e mirĂ«: pranvera, kur qyteti lulĂ«zon dhe temperaturat janĂ« perfekte.


đŸ‡ŹđŸ‡· 7. Santorini, Greqi

E bardhë, blu dhe me perëndime që duken si piktura.
Santorini është destinacioni më i njohur për çiftet në Mesdhe qoftë për pushime, propozime apo thjesht një arratisje verore.
💡 Mos e humb: perĂ«ndimin nĂ« Oia – moment magjik pĂ«r çdo çift.


🇹🇭 8. Lucerne, ZvicĂ«r

Një qytet i vogël, i rrethuar nga male, me liqen kristal dhe ura druri që duken si nga përrallat.
Lucerne është ideale për çiftet që duan qetësi, natyrë dhe pamje mahnitëse.


💘 9. Bruges, BelgjikĂ«

Një qytet që duket si film vizatimesh: kanale të qeta, shtëpi me tulla të kuqe dhe çokollata në çdo cep.
Bruges është perfekt për një fundjavë të qetë, shëtitje dore për dore dhe një gotë verë në mbrëmje.


🌅 10. Dubrovnik, Kroaci

Qyteti mesdhetar me mure guri dhe pamje nga deti Adriatik është një perlë e vërtetë romantike.
NĂ« mbrĂ«mje, qyteti ndriçon nĂ«n dritĂ«n e hĂ«nĂ«s dhe shĂ«titja nĂ« muret e vjetra Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rvojĂ« qĂ« s’harrohet.


❀ Mos harro:

Dashuria nuk është vetëm në qytetin që zgjedh, por në mënyrën si e përjeton udhëtimin.
Një kafe në një rrugicë të qetë, një përqafim në stacionin e trenit apo një foto e papritur mund të jetë kujtimi më i bukur i gjithë udhëtimit.


đŸ“Č PĂ«r paketa romantike & udhĂ«time nĂ« çift:
📾 Instagram: @10euro.travel
📞 Whatsapp & Viber: +355 69 270 7747
📧 E-mail: teneurotravel@gmail.com


Discover more from 10 Euro Travel Blog

Subscribe to get the latest posts sent to your email.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

https://www.instagram.com/10euro.travel

Go back

Your message has been sent

Warning
Warning
Warning.

Monday
9:00 am – 8:00 pm
Tuesday
9:00 am – 8:00 pm
Wednesday
9:00 am – 8:00 pm
Thursday
9:00 am – 8:00 pm
Friday
9:00 am – 8:00 pm
Saturday
9:00 am – 5:00 pm
Sunday
9:00 am – 5:00 pm

Rating: 1 out of 5.

Discover more from 10 Euro Travel Blog

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading