Të udhëtosh jashtë vendit për herë të parë është një emocion më vete , përzierje mes gëzimit, kureshtjes dhe pak ankthit. Nëse je në fazën kur sapo ke marrë biletën e parë ose po mendon ta bësh, ja disa gjëra që duhet patjetër të dish përpara nisjes, që udhëtimi të të shkojë pa stres dhe pa surpriza.


🧳 1. Kontrollo dokumentet e udhëtimit

  • Sigurohu që pasaporta të jetë e vlefshme të paktën 6 muaj pas datës së kthimit.
  • Kontrollo nëse viza është e nevojshme për vendin ku po shkon. Për shembull, vendet e zonës Shengen kërkojnë vizë për shqiptarët pa leje qëndrimi.
  • Mos harro kartën e identitetit – shpesh nevojitet për hotel, aeroport apo situata të tjera.

💡 Këshillë: bëj një kopje digjitale të pasaportës në telefon ose e-mail, në rast se humbet dokumenti.


💰 2. Përgatitu për çështjet financiare

  • Kontrollo nëse monedha është ndryshe dhe ndrysho para në lekë të reja ose euro që në Shqipëri.
  • Njofto bankën për udhëtimin nëse planifikon të përdorësh kartën jashtë vendit.
  • Merr pak cash për transport, ujë, kafe, sidomos ditën e parë.

💡 Mos e harro taksën e bagazhit nëse ke valixhe të madhe shumë linja nuk e përfshijnë në biletë.


🛫 3. Mëso rregullat e linjës ajrore

  • Lexo sa bagazh përfshihet në biletë shpesh përfshihet vetëm një çantë shpine 10 kg.
  • Mos merr lëngje, kremra apo sprej më shumë se 100ml në çantën e dorës.
  • Bëj check-in online sapo të hapet (zakonisht 48 orë para fluturimit), për të shmangur pagesa shtesë në aeroport.

💡 Në 10 Euro Travel, ne ta bëjmë check-in-in falas dhe të dërgojmë boarding pass-in gati në telefon.


🏨 4. Rezervimi i hotelit

Nëse ke marrë paketë nga agjencia, nuk ke pse të shqetësohesh gjithçka është përfshirë.
Por nëse ke prenotuar vetë, shkruaj emrin e saktë të hotelit dhe adresën. Shumë njerëz ngatërrojnë “emra të ngjashëm” dhe humbasin kohë.

💡 Kontrollo në Google Maps se ku ndodhet hoteli krahasuar me qendrën e qytetit.


🌍 5. Interneti dhe komunikimi

  • Aktivizo roaming në telefon përpara nisjes ose bli një eSIM lokale në aeroport.
  • Shkarko Google Maps offline dhe Google Translate për raste kur nuk ke internet.
  • Mos harro të marrësh karikues universal nëse vendi ka prizë ndryshe nga Shqipëria.

🚌 6. Si do lëvizësh atje

  • Informohu për transportin publik; metro, autobusë apo kartat ditore.
  • Në qytete si Roma, Parisi apo Viena, më e leverdishme është bileta ditore që lejon udhëtime të pafundme për 24 orë.
  • Shkarko aplikacione si Citymapper ose Moovit për orientim të lehtë.

❤️ 7. Mos harro siguracionin e udhëtimit

Edhe pse nuk është gjithmonë i detyrueshëm, siguracioni të kursen shumë stres në rast vonesash, humbje bagazhi apo probleme shëndetësore.
Agjencia mund ta ofrojë me kosto minimale por është mirë të dihet.


📸 8. Dhe mbi të gjitha… shijo çdo moment!

Mos e harro pse po udhëton: për të parë diçka të re, për të dalë nga rutina dhe për të krijuar kujtime.
Udhëtimi i parë jashtë është gjithmonë i veçantë dhe pas tij, të pret një botë plot eksperienca të reja.


📲 Për më shumë këshilla & udhëtime të organizuara:
📸 Instagram: @10euro.travel
📞 Whatsapp & Viber: +355 69 270 7747
📧 E-mail: teneurotravel@gmail.com

10euro.travel logo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *