Një udhëtim mund të fillojë me emocione, por në raste të rralla mund të ndodhë që të përballeni me një situatë emergjente në aeroport. Ky fjalor i shkurtër dhe praktik ju ndihmon të komunikoni shpejt me stafin e aeroportit, linjën ajrore apo shërbimet e emergjencës – veçanërisht nëse nuk flisni rrjedhshëm anglisht.


1. Emergjenca mjekësore

I need medical help immediately – Kam nevojë për ndihmë mjekësore urgjentisht. Where is the first aid? – Ku ndodhet ndihma e parë? Someone fainted / is unconscious – Dikush ka humbur ndjenjat. I have chest pain / difficulty breathing – Kam dhimbje gjoksi / vështirësi në frymëmarrje.


2. Bagazhi i humbur ose i dëmtuar

My luggage is lost / missing – Bagazhi im është humbur. Can you help me track my suitcase? – Mund të më ndihmoni të gjurmoj valixhen time? My suitcase is damaged – Valixhja ime është dëmtuar. Where is the Lost & Found desk? – Ku ndodhet sporteli i “Lost & Found”?


3. Ndryshim ose anulim fluturimi

My flight is cancelled / delayed – Fluturimi im është anuluar / vonuar. Is there another flight available today? – A ka ndonjë fluturim tjetër sot? Where can I rebook my ticket? – Ku mund ta rirezervoj biletën? I need confirmation of the delay for insurance – Më duhet konfirmimi i vonesës për siguracionin.


4. Probleme me bordin ose check-in

I can’t check in online – Nuk po arrij të bëj check-in online. I missed my flight – E humba fluturimin. Can I still board the plane? – A mund të hip ende në avion? Which gate should I go to? – Në cilin gate duhet të shkoj?


5. Situata sigurie

I saw something suspicious – Pashë diçka të dyshimtë. Please call airport security – Ju lutem thërrisni sigurinë e aeroportit. My passport is stolen / missing – Pasaporta ime është vjedhur / humbur. Where is the police / security office? – Ku ndodhet policia ose zyra e sigurisë?


Këshillë praktike

Mbani gjithmonë në telefon ose të printuar një fjalor emergjent si ky, për të kursyer kohë dhe për të shmangur panikun. Në shumë aeroporte, edhe një komunikim i shkurtër dhe i qartë bën diferencën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *