(Lexoni me kujdes perpara se te kryeni pagesen)
Për të konfirmuar një rezervim, na nevojiten:
- Pasaportat ose kartat e identitetit të të gjithë udhëtarëve.
- Pagesa e plotë e turit / paketës së përzgjedhur.
Mënyrat e pagesës:
- Pagesë fizike në zyrat tona.
- MoneyGram / Western Union / Ria. (sugjerohet për rezidentë jashtë Shqipërisë)
- Transfertë bankare në BKT ose Raiffeisen (për rezidentë brenda Shqipërisë), në Euro ose Lekë.
📌 Kontaktoni stafin tonë për detajet specifike të pagesës bazuar në opsionin që përzgjidhni.
· Emri dhe mbiemri duhet të jenë identikë me dokumentin e udhëtimit (pasaportë / kartë ID).
· Pas kryerjes së pagesës, rezervimi konsiderohet i konfirmuar.
· Çmimet janë momentale dhe mund të ndryshojnë në varësi të disponueshmërisë nga linjat ajrore dhe hotelet.
· Pagesat e kryera nuk janë të rimbursueshme, përveç rasteve të parashikuara nga kushtet e linjës ajrore ose operatorit turistik.
· Çdo ndryshim emri, date apo shërbimi mund të ketë kosto shtesë ose të mos jetë i mundur.
· Në rastet e rezervimeve low-cost, vendet në avion caktohen rastësisht.
Nëse keni preferenca të veçanta ose dëshironi të uleni pranë njëri-tjetrit, kjo mund të ketë kosto shtesë.
1. Përgjegjësia për Fluturimet dhe Kompanitë Ajrore
- Fluturimet realizohen nga kompani ajrore të pavarura.
- Oraret, ndryshimet, vonesat ose anulimet janë përgjegjësi e kompanive ajrore.
- Ne asistojmë klientin me informacion dhe udhëzime dhe ndihmojmë për aplikimin e kompensimeve në rast të drejtë ligjore
- Ne nuk mbulojmë kostot ose dëmet që nuk varen nga ne.
2. Dokumentet e Udhëtimit
Çdo udhëtar është përgjegjës për:
- Vlefshmërinë e pasaportës (minimumi 6 muaj).
- Vizën, nëse kërkohet.
- Dokumente shtesë sipas shtetit pritës.
- Çdo mosrespektim i dokumenteve (p.sh. refuzim në kufi, mungesë dokumentacioni, moslejim për hipje në avion) nuk rimbursohet.
3. Vonesa dhe Mosparaqitje
Në rast se klienti:
- Arrin me vonesë në aeroport.
- Humb fluturimin.
- Nuk paraqitet për shërbimin e rezervuar.
Shërbimi konsiderohet i kryer dhe nuk rimbursohet.
Ndryshime dhe Anulime
- Çdo kërkesë për ndryshim datash, shërbimesh ose anulim nuk garantohet dhe varet nga kushtet e furnitorëve.
- Tarifat e shërbimit nuk rimbursohen.
- Për paketat me self-transfer, klienti mban përgjegjësi për lidhjet e fluturimeve, bagazhet dhe dokumentacionin.
5. Akomodimi (Hotelet)
- Kategoritë e hoteleve janë sipas standardeve lokale.
- Fotot janë orientuese dhe ndryshime mund të ndodhin për arsye operative.
Preferencat personale (ballkon, sauna, pamje, etj.) nuk garantohen nëse nuk janë të shkruara qartë në ofertë. - Çdo shkelje apo problem i hotelit pas mbërritjes duhet të raportohet menjëherë stafit tonë.
- Hotelet janë non-refundablepas konfirmimit të rezervimit.
- (Pagesa nuk rimbursohet pas rezervimit.)
6. Turet dhe Aktivitetet
- Vetëm shërbimet e shkruara qartë konsiderohen të përfshira.
- Aktivitetet opsionale paguhen veçmas.
- Çmimet e shkruara nuk përfshijnë automatikisht shërbime të tjera.
7. Bagazhet dhe Regjistrimi
- Çdo bagazh duhet të jetë sipas masave dhe peshës së lejuar nga linjat ajrore.
- Për paketat me self-transfer, kontrolloni se çdo fluturim përfshin bagazhet e duhura.
- Pagesat për bagazhet shtesë nuk mbulohen nga ne, përveç nëse specifikohet ndryshe në ofertë.
8. Biletat dhe Procedurat në Aeroport
- Në disa raste, biletat mund të lëshohen ose konfirmohen në aeroport për arsye teknike ose operative të kompanive ajrore.
Kjo është normale dhe nuk konsiderohet gabim nga ana jonë. - Do të njoftoheni menjëherë në momentin e check-in nese keni boarding pass fizik apo duhet te paraqiteni ne desk-un perkates ne aeroport.
9. Sigurimet dhe Shëndeti
- Sigurimi shëndetësor dhe ai udhëtues nuk përfshihet automatikisht në paketë, përveç nëse specifikohet.
Klienti mban përgjegjësi për gjendjen shëndetësore, medikamentet dhe ndonjë gjendje të veçantë që mund të ndikojë në udhëtim.
10. Afatet e Komunikimit
- Kopjet e pasaportave dhe të dhënat e nevojshme duhet të dërgohen minimumi 24 orë përpara nisjes.
- Mosrespektimi i afatit mund të sjellë probleme për të cilat nuk mbajmë përgjegjësi.
Para se të kryeni pagesën, ju lutemi të konfirmoni me shkrim se:
“I kam kuptuar dhe i konfirmoj të gjitha informacionet dhe kushtet e këtij dokumenti.”
Për çdo pyetje ose paqartësi, ju lutemi kontaktoni stafin tonë.
Faleminderit, 10 Euro Travel.
Informacion i Rëndësishëm për Klientët e Agjencisë 10 Euro Travel
(Ju lutemi lexoni me kujdes përpara se të udhëtoni)
1. Viza dhe Dokumentet e Udhëtimit
- Klienti është përgjegjës për të kontrolluar dhe siguruar dokumentet e duhura për udhëtim, duke përfshirë vizat dhe pasaportën.
- Për udhëtimet në vendndodhjet Schengen, sigurohuni që të mos keni tejkaluar limitin 90-ditor të qëndrimit brenda një periudhe 180-ditore.
- Pasaporta duhet të jetë e vlefshme të paktën 6 muaj përpara datës së udhëtimit.
- Sigurohuni që të keni vizë për destinacionin ku do të udhëtoni.
2. Transferta dhe Bagazhet
- Në rast të biletave me self-transfer (transfertë më vete): Ju duhet të tërhiqni dhe ripaketoni bagazhet gjatë ndalesës. Kjo zakonisht është e shënuar në biletë me “self-transfer”.
- Ju lutemi verifikoni kufizimet për bagazhet dhe shpenzimet shtesë për kilogramë të tepërt përpara udhëtimit.
3. Ndryshime dhe Anulime
- Nëse dëshironi të ndryshoni datat e udhëtimit, të anuloni biletën, ose të bëni ndonjë ndryshim, mund të ketë tarifa shtesë që përcaktohen nga linja ajrore.
- Agjencia nuk ofron rimbursime ose ndihma për ndryshime përtej rregullave të linjave ajrore.
4. Fluturimet e Vonuara ose Anuluara
- Nëse fluturimi juaj vonohet mbi 3 orë ose anulohet, mund të keni të drejtë për kompensim nga linja ajrore. Ju lutemi na kontaktoni për ndihmë në aplikim.
- 10 Euro Travel nuk ofron kompensim të drejtpërdrejtë.
5. Rregulla të Përgjithshme
- Ju lutemi kontrolloni biletën tuaj për gabime brenda 2 orëve nga momenti i marrjes.
- Agjencia nuk mban përgjegjësi për:
- Dokumentacionin e paplotësuar (p.sh., mungesa e vizave ose pasaportës së vlefshme).
- Tarifat shtesë të aplikuara nga linjat ajrore.
- Bagazhe të humbura ose të dërguara në destinacione të gabuara kur ndjekja nuk është bërë nga klienti.
6. Këshilla të Përdorshme
- Mbërrini në aeroport të paktën 3 orë përpara fluturimit për fluturime ndërkombëtare.
- Sigurohuni që të keni të gjithë dokumentacionin e kërkuar (biletat, pasaporta, viza, etj.).
7. Kontakte dhe Mbështetje
Për çdo pyetje ose paqartësi, mund të na kontaktoni:
- WhatsApp: +355 69 270 7747
- Instagram: @10EuroTravel
- Email: teneurotravel@gmail.com




Leave a Reply