Romën nuk e viziton. Romës i dorëzohesh.
E di që tingëllon si klishe, por klishetë ekzistojnë sepse dikur kanë qenë të vërteta. Dhe Roma është e vërtetë në mënyrën më brutale të mundshme. Këtu historia nuk është në muze, ajo të shkel këmbët ndërsa përpiqesh të kalosh rrugën.
Zbrit nga avioni dhe harro listat. Harro “10 gjërat që duhet të bësh”. Roma nuk funksionon me checkbox-e. Ajo funksionon me instinkt, uri dhe pak lodhje në këmbë.
Qyteti që s’ka nevojë të të impresionojë
Koloseu është aty. Sigurisht që është madhështor. Por ajo që s’të thotë askush është se pas 15 minutash, mendja jote është diku tjetër: tek një espresso i pirë shpejt në këmbë, tek një gjyshe që bërtet nga ballkoni, tek një djalë që parkon Vespën sikur po bën një akt artistik.
Roma nuk bën zhurmë për veten. Ajo e di kush është.
Ha si një vendas, ose mos ha fare
Nëse menuja ka foto, largohu. Nëse dikush të fton brenda me insistim, vazhdo rrugën. Roma e vërtetë hahet në trattori të vogla, ku menuja është e shkruar me shkumës dhe kamarieri nuk buzëqesh shumë ,sepse s’ka pse.
Cacio e pepe nuk është thjesht makarona me djathë dhe piper. Është provë karakteri. Carbonara e mirë nuk ka krem, nuk negocion dhe nuk kërkon falje. Dhe po, është perfekte.
Humbja është pjesë e planit
Në Trastevere, GPS-i dorëzohet. Rrugicat ngushtohen, dritat zbuten, vera derdhet pak më lirshëm. Këtu nuk vjen për monumente. Vjen për të kuptuar pse njerëzit nuk ikin kurrë nga ky qytet, edhe kur ankohen për të çdo ditë.
Ulu. Pije diçka. Shiko njerëzit. Ky është iternerari.
Roma nuk është romantike. Është reale.
Nuk është qytet kartoline. Është kaotike, e lodhshme, ndonjëherë e pistë. Por ka shpirt. Dhe shpirti nuk është kurrë i rregullt.
Këtu mëson se e bukura nuk është perfekte. Është e vërtetë.
Pse duhet ta vizitosh Romën të paktën një herë
Sepse të mëson të ngadalësosh. Sepse të kujton që ushqimi është kulturë, jo trend. Sepse pas Romës, udhëtimet e tjera duken pak më të qeta, pak më të sigurta.
Dhe ndoshta sepse, kur të largohesh, do ta kuptosh që një pjesë e jotja ka mbetur aty , në një rrugicë pa emër, me shije vere dhe zhurmë hapash mbi kalldrëm.
Roma nuk të premton asgjë.
Por nëse je gati ta dëgjosh, të jep gjithçka.
Eja dhe ti në Romë!
📍 Na gjeni në adresën tonë fizike:
Bulevardi Zogu i Parë, tyneli i ish Cirkut, Tirane📌
📲 Për më shumë detaje & rezervime:
📸 Instagram: @10euro.travel
📞 Whatsapp & Viber: +355 69 270 7747
📧 E-mail: teneurotravel@gmail.com




Leave a Reply