Budapesti është një nga qytetet më magjike të Europës — por ndryshe nga Parisi apo Viena, është ende surprizë për shumicën e shqiptarëve. E bukur, romantike, super e lirë dhe e aksesueshme për fundjavë. Po të themi që mund ta bësh komplet udhëtimin me rreth 150 euro gjithsej – pa ulur standardin. Po, është e realizueshme, thjesht nuk ta thonë në televizion.

Si të gjesh biletën më të lirë (pa u lodhur)

Nëse prenoton 1-2 muaj përpara, gjen bileta direkte nga Tirana për 49-69 euro vajtje-ardhje. Fluturimet që nisen herët në mëngjes janë zakonisht më të lirat. Zgjidh gjithmonë vetëm 10 kg backpack për të shmangur pagesat ekstra.

Tip i artë: bëj check-in sapo hapet (72 orë para fluturimit) që të mos e humbësh ulësen falas.

Ku fle me buxhet minimal (por pa hostel me 12 veta)

Në Budapest gjen apartamente ose boutique hotels për 22-30 euro nata/person. Zona ideale? Pesë minuta nga Buda Castle ose pranë qendrës në Pest. Shumë shqiptarë harrojnë që Airbnb në Hungari është shpesh më lirë se hoteli.

Sa shpenzon realisht për ushqim

Nëse e menaxhon me zgjuarsi, 15 euro/ditë janë më shumë se mjaftueshëm. Street food hungareze është super e lirë:

  • Langos (3-4 euro)
  • Goulash i vërtetë hungarez në treg (6-8 euro)
  • Kafe me pamje nga Danubi? 2 euro, jo 8 euro si në Paris

Çfarë bën në dy ditë – pa humbur kohë kot

Dita 1: Buda side – Kalaja, Fisherman’s Bastion, pamjet më të bukura të Danubit. Mund ta bësh komplet në këmbë.

Dita 2: Pest – Parlamentit, Basilica e Shën Stefanit, skena plot jetë në mbrëmje me ruin bars.

Si të lëvizësh pa marrë taksi (asnjëherë)

Transporti publik është perfekt dhe super i lirë. Biletë 24-orëshe kushton vetëm 6 euro dhe të mban metronë, tramvaj, autobus, madje edhe teleferikun lokal.


Pra, 150 euro gjithsej? Po, ja si ndahet realisht:

  • Fluturimi vajtje-ardhje: 60 euro
  • 2 netë akomodim: 60 euro
  • Ushqimi + metro + aktivitete: 30 euro

Në fund, ke bërë një fundjavë në një nga qytetet më të bukura dhe instagramabile të Europës — me më pak para sesa harxhon për një fundjavë në Tiranë.

Nëse do ta organizojmë NE për ty që të mos merresh me asgjë? Vetëm na shkruaj në Instagram @10euro.travel dhe e ke gati.
📲 Për më shumë detaje & rezervime:
📸 Instagram: @10euro.travel
📞 Whatsapp & Viber: +355 69 270 7747
📧 E-mail: teneurotravel@gmail.com


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *